E hënë, 18 Tetor, 2021

Nisma harron virusin, kokë më kokë mbledhin përkrahësit në Malishevë

Lexo

- Advertisement - >

Fushata zgjedhore zyrtarisht nis më 3 shkurt dhe pritet të përfundojë me 12 shkurt.

Por siç duket partitë politike po e mendojnë të shkurtë atë periudhë kohore, kësisoj fushatë zgjedhore e kanë filluar më herët.Njëjtë si shumë parti të tjera, Nisma Socialdemokrate sonte mblodhi banorë të shumtë të Malishevës, në prag të zgjedhjeve.

Pa maska, pa distancë e duke harruar se virusi COVID-19 vazhdon të jetë aktiv, lideri i kësaj partie bashkë me bashkëpunëtorë po bashkëbisedonin e kuvendonin në një prej odave të kësaj komune.Madje për Limajn ky takim ishte kënaqësi, anipse shpërndarja e virusit është edhe më e madhe pas takimeve të tilla.Postimi i plotë:Ishte kënaqësi takimi që sonte zhvillova me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, në odën e bacës Milaim Paçarizi, në Dragobil të Malishevës.

Jam tejet i lumtur që projekti ynë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare po merr përkrahje të madhe kudo në Kosovë.Bacës Milaim i shpreha mirënjohje për pritjen e ngrohtë që na bëri sonte në konakun e tij me traditë, ndërsa veteranët e UÇK-së në Dragobil i falënderova për mbështetjen e dhënë ndër vite, veçmas për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit