E hënë, 25 Tetor, 2021

Këta janë 5 kandidatët e nominuar për deputetë nga LDK e Gjilanit (Emrat)

Lexo

- Advertisement - >

LDK e Gjilanit do të garojë sërish me pesë kandidatë për deputetë.

Ata janë: Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Faton Bislimi dhe Ramiz Ramadani.

“Me konsensus të plotë, pa asnjë kundërshtim, kryesia e Degës e cila është udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, vendosi për këta emra”, ka thënë në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së kësaj partie.

Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku-Rexhepi e Faton Bislimi janë zgjedhur deputetë në mandatin që përfundoi, ndërkaq Imet Rrahmani ishte deputet në ligjislaturën 2017-2019.

Risi në këtë përbërje është Ramiz Ramadani, i cili i futet garës për herë të parë.

Ai, për dy mandatet e fundit të qeverisjes komunale të Gjilanit, është drejtor për Bujqësi, e që shpesh është cilësuar nga kolegët e tij si më i miri i fushës.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit