E hënë, 25 Tetor, 2021

Suksesin që s’e përjetoi, rrëfimi për ish-ushtarin e FSK-së që sot jeton në Amerikë

Lexo

- Advertisement - >

Suksesin që s’e përjetoi, rrëfimi për ish-ushtarin e FSK-së që sot jeton në Amerikë

Gjenerata e parë e FSK-së, u formua në vitin 2009.

Shumë prej tyre, tash mund të jenë pjesë e misioneve paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës.

Por, këtë fat nuk do ta ketë Bujar Emrullahun, i cili në vitin 2015 la FSK-në për të vazhduar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Eksperienca më e mirë e jetës time, ishte nder dhe kënaqësi ta bartësh atë uniformë, dhe të punosh me atë ushtarë që ishin nga UCK-ja, në cdo trajnim kemi shkëmby përvojën reale që e ksihin përjetu në luftë, dhe atë që e mësonim ne.

Ishte përvoja më e mirë e jetës time”, nis rrëfimin Bujari për RTK.

Si pjesë e FSK-së, Bujar Emrullahu kishte marrë lëvdata edhe nga udhëheqësit e Gardës së Ajovës, me të cilët tash FSK-ja do të shërbejë në botë.

Bujari shprehet i emocionuar pas vendimit që shokët e tij të ushtrisë, sot do të nisen për misione paqeruajtëse.

“Unë për arsye familjare jam larguar nga FSK-ja, por një pjesë e zemrës dhe shpirtit tim ka mbetur në atë forcë.

Jam krenar me ata djem, për atë forcë dhe për amanetin e të parëve tanë.

Besoj që ata të ri dhe ato tërja me atë potencial, do të na bëjnë krenar dhe do të na hekin malin pse nuk jemi aty sot”, thotë tutje Emrullahu.

https://fb.watch/2T6PRGUX5a/

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit