E martë, 30 Nëntor, 2021

E zbulon zyrtari i VV-së: Qe një vit kemi marr ftesë nga PDK-ja për koalicion, ja si i jemi përgjigjur

Lexo

>

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas Shemsi Elezi, ka bërë të ditur se qe një vit kanë marrë ftesa nga Partia Demokratike e Kosovës, për bashkëpunim për zgjedhjet lokale, që do të mbahen në fund të këtij viti.

Elezi ka treguar se Vetëvendosje nuk ka pranuar bashkëpunimin me PDK-në, duke akuzuar këtë parti se për interesa personale bëjnë pazare me votën e elektoratit.

Ai ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit, elektorati i PDK-së të mos e mbështesin këtë parti.

>

Postimi i Elezit në Facebook:

Me shumë se një vit shumë anëtarë të PDK-së – dega në Drenas na kanë bërë ftesë për bashkëpunim për zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Ata janë thirr se kemi një qeverisje lokale të dobët dhe duhet rrëzuar me vota.

>

Ne asnjëherë nuk i jemi përgjigjur pozitivisht atyre ftesave, sepse e kemi të njohur nga e kaluara se ata nuk e kanë para vetës qytetarin duke përfshirë këtu edhe elektoratin e tyre, por ata kanë para vetës së tyre interesin personal, ku grupet e klanet e tyre bashkohen për të keqpërdorë edhe më tutje me resurset tona.

Andaj, ftoj publikisht të gjithë qytetarët e Drenasit, anëtarët dhe elektoratin e sinqertë të PDK-së të mos i mbështesin të njëjtit njerëz që bëjnë pazare me votën tuaj.

Më 14 shkurt në mbrëmje do ta shihni se ata nuk janë askund, nuk mund t’iu bëjnë keq më.

Me Respekt

Më shumë

Të fundit