E enjte, 28 Tetor, 2021

“46% e Ibrahim Rugovës nuk mund ta thejë asnjë politikan i gjallë në Kosovë”

Lexo

- Advertisement - >

Pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje për thyrjen e rekordit të kohës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili mori 46%, analisti kosovar Valon Syla thotë se nuk mund të arrijë.

Syla pretendon se fushtata e Vetëvendosjes për 50% ishte edhe ne zgjedhjet e tetorit po arriti ti marr vetëm 26%.

“Vetëvendosje shpesh herë ka deklaruar se është mbi 50%, po i njëjti e dijimë në zgjedhje ka përfunduar me 26%

“VV-ja shpesh herë ka deklaruar se është 51% edhe zgjedhje ka qenë i njëtjti po ne e dijimë në zgjedhjet ka marrë 26.6%. LDK-ja i kishte fituar 46%, që mendoj që ajo kohë e votimi ka përfunduar në Kosovë, rekodrin e Ibrahim Rugovës nuk ka politikan i gjallë që mund ta kapërcej duke pas parasysh që partitë funksionjnë kanë struktura të ndryshme, pa marrë parasysh gjendjen politke”, ka thënë Syla për Insajderin.

Zgjedhjet e vitit 2001 ishin zgjedhjet e para parlamentare pas luftës në Kosovë. Këto zgjedhje i fitoi bindshëm LDK-ja duke siguruar 45% të votave. Derisa PDK-ja ishte forca e dyte politike në vend, me vetëm 25%. E AAK-ja doli e katërta me vetëm 7.83% të votave.

Me 46% të votave, LDK-ja siguroi 47 deputetë, kurse PDK-ja 26 deputetë dhe AAK-ja vetëm 8.

Syla njihet si përkrahës i PDK’sē, duke qenë në të kaluarën edhe këshilltar i Kadri Veselit.

Ndryshe, këto konstatime të tij pritet të demantohen me 14 shkurt, pasi Vetëvendosje vazhdimisht ka përformuar në zgjedhje më mirë se në sondazhe.

Përkundëe huqjes së Syles që konstaton që Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit ishte në sondazhe 50 për qind, kjo nuk qëndron. VV në sondazhe vazhdimisht ishte nën 25 për qind dhe radhitej gjithnjë si partia e dytë. Në fund doli e para me mbi 26 për qind të votave.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit