E martë, 30 Nëntor, 2021

Reshje dëbore në Rrugën e Kombit, paralajmërohen shoferët

Lexo

>

Reshjet e dëborës kanë sjellë problemet e para në qarkullimin në Rrugën e Kombit.

Kompania koncesionare ka nisur punën për pastrimin e karrexhadës me borëpastruese dhe hedhje kripe, ndërkohë që këshillohet që shoferët të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit.

Gjithsesi në Rrugën e Kombit kalohet pa vështirësi, teksa operacioni për pastrimin e rrugës po kryhet në aksin Fan-Tunel deri në Morinë. Prania e dëborës vihet re nga Tuneli i Kalimashit, në rrethrrotullimin e Kolshit deri në km 60.

>

Qarkullimi i mjeteve është i lirë deri tani.

>
>

Më shumë

Të fundit