E hënë, 25 Tetor, 2021

Pasi mblodhi 100 mijë € për të lënduarit në Ferizaj, Labi del me një mesazh përmbledhës

Lexo

- Advertisement - >

Ish-deputeti, Labinot Tahiri ka përfunduar mbledhjen e parave për dy kaçanikasit, Enver Xhoklin dhe Fidan Gashin, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj.

Ata tashmë pritet të dërgohen për trajtim mjekësor në Linz të Austrisë.

“Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarvë dhe për të lënduarit”, ka shkruar Labi.

Image may contain: one or more people, car and outdoor
Postimi i plotë i Labit:

FIDAN DHE ENVER RRUGA E MBARË PËR NË SPITAL ATJE NË AUSTRI!

UROJ TË KTHEHENI SHËNDOSH E MIRË.

Familje të nderuara , jemi tej mase të gëzuar si popullatë dhe diasporë që jeni tani më të qetë duke e shikuar realitetin që po nisen djemt e juaj.

Falenderojmë Kforin dhe shtetin Austriak si qytetarë të Kosovës!

Falenderojmë me respekt Minsitrin Armend Zemaj dhe ministrinë!

Falenderojmë me respekt, Kryetarin e Ferizajt Agim Aliun, të cilët nuk lejuan të mbesin këta të dy djem jashte listës së përbashkët siq ishte ne ditet e para.

Mjekët për punën e shkelqyer që kanë berë dhe po bejnë.

Ne vazhdojmē me veprime të tjera për familjet e të lënduarvë dhe për të lenduarit.

Popullatê dhe Diasporê, u jemi mirënjohës tëre jetën pêr kontributin tuaj edhe në këtë rast.

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit