E hënë, 25 Tetor, 2021

Tre persona që iu bashkuan Iniciativës së Vjosa Osmanit, punësohen në Presidencë

Lexo

- Advertisement - >

Fushatën veçse e ka nisur. Pos takimeve të përditshme me qytetarë, U.D. se presidentit, Vjosa Osmani në dhjetor të 2020-tës priti në Presidencë disa asamblistë të LDK-së në Ferizaj.

Më pas u dha njoftimi se ata iu bashkuan listës së saj.

Por për njërin prej të sapo të aderuarve, presidenca nuk ishte ambient i panjohur.

Dy ditë para aderimin në Listën e Osmanit, Burim Karameta, sic shihet në këtë dokument që ka siguruar T7, me vendim të u.d presidentit, ishte emëruar si këshilltar i Osmanit.

Karameta, ka konfirmuar se është punësuar në Kabinetin e Osmanit.

Megjithatë, ky e mohon se punësimi i tij në Presidencë ishte kushtëzim për anëtarësim në iniciativën e krye kuvendares në detyrë.

Ndërsa, më 6 janar, Vjosa Osmani, pati një takim në Malishevë. Aty shihet edhe Valon Krasniqi, ish-asamblisti i LDK-së.

Disa ditë më parë Krasniqi, i ishte bashkuar Osmanit në iniciativën e saj.

E 6 ditë para anëtarësimit, Krasniqi kishte fituar një kontratë pune me Presidencën.

Para se të zyrtarizojë kalimin në Iniciativën e Osmanit, Valon Krasniqin u emërua si Zyrtar i Sigurisë në kabinetin e saj.

Edhe Krasniqi pranoi për T7 që është punësuar në Presidencë.

Por mohoi se punësimi i tij në kabinetin e presidentit është arsyeja se pse u bashkua Vjosa Osmanit në garën zgjedhore.

Por këta dy nuk janë të vetmit aderime që Osmani i punësoi në Presidencë.

Kryetari i nëndegës së LDK-së në Gjilan, Albin Devaja, u emërua zyrtar i lartë ekzekutiv në kabinetin e U.D. Presidentit, derisa vetëm 1 javë më vonë edhe ai iu bashkua listës së quajtur “Guxo”.


Televizioni ka tentuar të marr një përgjigje nga Devaja, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit