E enjte, 28 Tetor, 2021

Parashikoi 50% e VV-së, analisti nga Amerika jep një tjetër parashikim zi e terr për LDK-në

Lexo

- Advertisement - >

Baraliu: PDK-ja nuk do të fitojë më shumë se 150 mijë vota, breshër për AAK-në
Bleron Baraliu, analist i çështjeve politike që vepron në Amerikë, kishte parashikuar se Lëvizja Vetëvendosje, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, do të ngjitej te 50% i votës.

Ai ka analizuar partitë politike në Kosovë, duke thënë se ka zbehje të Partisë Demokratike të Kosovës, pas kandidaturës së Enver Hoxhajt për kryeministër.

Baraliu parasheh “zi e terr” për Lidhjen Demokratike të Kosovës, “breshër” për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa sipas tij, PDK-ja do të marr jo më shume se 150 mijë vota, përcjell Bota sot.

Postimi i tij në Facebook:

Para 13 muajsh (pra ende pa u rrëzu Kurti) ju kam pas dhënë vërejtje se, pasi ta rrëzoni, VV do të ngjitet drejt monopolit (pra 50% të votës shqiptare – 44.5% total) – lexoni një replikë dëshmi të parashikimit që ma solli miku im Dritoni, për përkujtim.

Para dy muajsh (para se të rrëzohej Hoti e Veliu/LDK), ju pata treguar se VV tashmë kishte mbërritur rreth 35%.

Mënyra se si u rrëzua Hoti – dhe Trumpi – nënkupton erozion shtesë anti-Hoti. Po ashtu, përçarjet (në sipërfaqe) brenda PDK-së dhe zgjedhja me shku me Hoxhajn nënkuptojnë një zbehje të PDK-së, me cak jo mbi 150k vota.

Javën tjetër ju tregoj çka po shohim, me numra, por zi e terr po shoh për LDK-në, breshër për AAK-në, e mjegull për PDK-në – po ngjet.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit