E hënë, 18 Tetor, 2021

Uran Ismaili: Qytetarët e Prishtinës e kanë ndjerë keqqeverisjen që prodhuan Vetëvendosje e LDK

Lexo

- Advertisement - >

Kanë nisur tubimet e partive politike në prag të zgjedhje parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.

Uran Ismaili, deputet nga radhët e PDK-së, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se sot kanë caktuar koordinatorët e nëndegëve në Prishtinë, si garanci për mobilizim më të madh të PDK-së në kryeqytet.

Ai ka thënë se gjatë takimit që patën, është ndjerë fryma e afrimit me PDK-në dhe kërkesa për ndryshim të qeverisjes.

Ky është postimi i plotë i tij:

Qytetarët e Prishtinës më shumë se të gjithë e kanë ndjerë keqqeverisjen nacionale dhe lokale që prodhuan Vetëvendosje dhe LDK. Sot kemi caktuar koordinatorët e nëndegëve të kryeqytetit, si garanci për mobilizimin më të madh të PDK-së në Prishtinë. Në të gjitha takimet që patëm sonte me shumicën e nëndegëve, ndjehet fryma e afrimit me PDK-në dhe kërkesa për ndryshim të qeverisjes. Nesër vazhdojmë takimet me nëndegët tjera, deri në ditën e fitores – ditën e rimëkëmbjes. #PDKPrishtinë

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit