E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Uashington zgjat me 15 ditë gjendjen e emergjencës

Lexo

- Advertisement - >

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, ka njoftuar se do të zgjatet emergjenca civile edhe me 15 ditë të tjera.

Browseri ka thënë se Garda Kombëtare e New Yorkut do të vendoset në Uashington pas trazirave të mbrëmjes së djeshme.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri një ditë pas emërimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të SHBA-së.

“Ata kanë shkelur sigurinë e Kapitolit dhe sjellja e tyre ka potencialin të përhapet përtej Kapitolit. Motivimi i tyre është i vazhdueshëm. Sot, ata u përpoqën të prishnin procedurat e Kongresit në lidhje me pranimin e votave të kolegjit elektoral“, ka thënë ajo në një deklaratë.

Rreth 1100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolumbisë janë mobilizuar për të mbështetur policinë e Uashingtonit në mbrojtjen e pronës publike.

Sipas “New York Times”-it, ka qenë Mike Pence ai që ka urdhëruar mobilizimin e gardës në të gjithë territorin.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit