E martë, 19 Tetor, 2021

Një qytetare thotë se ia larguan vëllaun e lënduar në shpërthim nga lista për ta dërguar në Turqi, nis mbledhjen e fondeve

Lexo

- Advertisement - >

Luljete Gashi-Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se në mesin e të lënduarve në shpërthimin e bombolës së gazit në një restaurant në Ferizaj, ka qenë edhe vëllau i saj, shkruan IndeksOnline.

Ajo tha se Qeveria ka premtuar që do t’i dërgoj të gjithë të lënduarit në gjendje kome për tu trajtuar në Turqi, por sipas saj, në momentin e fundit janë njoftuar se vëllau i saj është larguar nga lista.

Tani Luljeta ka filluar që të mbledh fonde për vëllaun, Fidan Gashi në mënyrë që të shërhohet në Truqi.

“Ne rastin e shperthimit se bomboles se gazit ne Ferizaj ka qene i pranishem edhe vellai im me gruan,babin dhe vajzen por qe ata jane ne gjendje me te mire shendetesore. Qeveria premtoi qe do te dergoje te gjithe te lenduarit ne gjendje kome ne Turqi,por ne momentin e fundit u njoftuam qe familjarin tone Fidan Gashi e kan hequr nga lista. Tani na duhet te mbledhim fonde qe ta dergojme atje.

Nr i gjirollogarise ne TEB: 2013000164824474

Llogaria e vellaut te tij Bardhyl Gashi.

Cdo ndihme eshte me se e nevojshme.

Ju lutem shperndajeni!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit drejt Turqisë janë nisur dy të lënduarit e parë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit