E martë, 19 Tetor, 2021

Momenti kur “vuloset” fitorja e Biden në Kongres (VIDEO)

Lexo

- Advertisement - >

Kongresi Amerikan këtë të enjte e ka konfirmuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Numërimi i votave elektorale të Vertmont e kanë vendosur Biden dhe zëvendëspresidenten e zgjedhur, Kamala Harris mbi pragun e nevojshëm prej 270 votave për ta fituar Presidencën, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë refuzuar kundërshtimet për të hedhur poshtë votat elektorale nga Georgia dhe Pensilvania.

Zëvendëspresidenti Mike Pence ishte ai që e konfirmoi fitoren e Joe Biden.

“Shpallja e votës nga Presidenti i Senatit do të konsiderohet një deklaratë e mjaftueshme e personave të zgjedhur si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara”.

“Mandati i Presidentit dhe Zëvendëspresidentit të ShBA-së fillon më 20 janar të vitit 2021, dhe do të futet me listën e votave në revistat e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve”.

“Le t’i kthehemi të gjithë punës së bashku”, ka thënë Pence.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit