E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Pa maska e pa distancë, Haradinaj e zyrtarë të AAK-së bëjnë fushatë në Drenas

Lexo

- Advertisement - >

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte është takuar me banorët e Zabelit të Epërm në Drenas.

Aty Haradinaj, i shoqëruar edhe nga zyrtarët të tjerë të AAK-së, si Pal Lekaj e Haxhi Shala, është parë pa maskë e duke mos respektuar distancën sociale, madje Haradinaj u ka folur banorëve edhe dorë për dore, gjë që nuk rekomandohet për shkak të përhapjes së Covid-19.

Haradinaj dhe as zyrtarët e tjerë të AAK-së nuk kanë respektuar asnjërën prej masave të Qeverisë së Kosovës të vendosura kundër përhapjes së Covid-19, edhe pse kjo parti është pjesë e koalicionit qeverisës.

Madje sipas masave të Qeverisë, grumbullimi i më shumë se katër personave është i ndaluar.Kujtojmë se masat e Qeverisë nuk janë duke u respektuar as nga disa parti të tjera, të cilat tashme veç se e kanë nisur fushatën parazgjedhore.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit