E hënë, 25 Tetor, 2021

Hoti dhe Selmanaj shkojnë bashkë për vizitë në FSK (FOTO)

Lexo

- Advertisement - >

Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj kanë shkuar për vizitë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo vizitë vjen një ditë pasi në Kuvend u miratua propozimi i Qeverisë për dërgimin e trupave të FSK-së në mision jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Në seancën e mbrëmshme 92 deputetë kosovarë kanë votuar pro dërgimit të ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës për mision të përbashkët me ushtrinë e Iowa-s së SHBA-së.

Nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim të deputetëve për këtë propozim.

Hoti dhe Selmanaj iu bashkuan ushtarëve për drekë në kazermën “Adem Jashari”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit