E enjte, 28 Tetor, 2021

Ardian Kastrati dhe dy analistë të tjerë sot aderojnë në PDK

Lexo

- Advertisement - >

Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të prezantojë tri aderime të reja.

Aderimet do të zyrtarizohen në një konferencë për media nga kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Reporteri.net.

Një nga emrat që sot pritet t’i bashkohet PDK-së, raportohet se është analisti dhe profesori universitar, Ardian Kastrati.

Kastrati gjatë ditës së djeshme për media as nuk e ka mohuar e as nuk e ka pohuar aderimin në PDK.

Përveç Kastratit, pjesë e PDK-së sot pritet të bëhen edhe dy analistë të tjerë.

Zyrtarizmi i tyre pritet të bëhet në ora 13:00.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit