E martë, 19 Tetor, 2021

Sot pritet seancë e jashtëzakonshme për Ushtrinë

Lexo

- Advertisement - >

Qeveria e Kosovës ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për të përkrahur lejimin e dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.

Kjo seancë pritet të mbahet sot.Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Arben Gashi ka njoftuar se e mbështesin këtë kërkesë.“E nisim vitin me një lajm fantastik! Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.

Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se AAK do të të votojë pro dërgimit të ekipeve të FSK-së, në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik SHBA.“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA!

Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit