E martë, 30 Nëntor, 2021

Selimi për Ramush Haradinaj: Siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, shpejt do ta anëtarësoj Kosovën në NATO

Lexo

>

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pasur disa lavdata në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi pro për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Selimi tha për Haradinajn se ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Ashtu siç e krijoi Ushtrinë e Kosovës, poashtu shpejt do ta jetësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO. Dyshime kishte edhe për ushtri, dyshime ka edhe për NATO-n, por per temat e sigurisë duhet t’i ipet haku Ramush Haradinajt. Urime Kosovë, një hap i vogël drejt ëndrrës së madhe për realizimin e objektivit tonë strategjik: Kosova, anëtare e NATO-s”, tha ai.

>
>
>

Më shumë

Të fundit