E enjte, 28 Tetor, 2021

E shkarkojn nga të gjitha funksionet në LDK, deklarohet Haxhi Avdyli

Lexo

- Advertisement - >

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politk në Prizren.

Ai së bashku me anëtarët e Kryesisë, Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha, janë shkarkuar nga LDK.

Ndërsa në një përgjigje, Avdyli tha se lajmin e ka marrë vesh nga mediat.

“Unë nuk jam tu marrë pjesë prej pranverës në mbledhjet e kryesisë së LDK-së, nuk ndihem i befasuar, nuk ndihem i prekur nga kjo”, tha ai.

“Normalisht kjo politika e diferencimeve të Isa Mustafës e cila si duket i ka mbetur nga koha e ish-jugosllavisë ku ka sundu një parti si partia komuniste dhe anëtar i së cilës ka qenë Isa Mustaf si një funksionar i lartë”, shtoi tutje ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit