E martë, 30 Nëntor, 2021

E rrallë: Një çift 16-vjeçarësh nga Istogu kërkojnë ndihmë në polici që prindërit t’i lejojnë të bashkëjetojnë

Lexo

>

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeç.

Në stacionin policor në Istog janë paraqitur çifti, duke deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të vajzës.

“Istog 03.01.2021 – 21:00. Janë paraqitur në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femër kosovare të cilët kanë deklaruar se janë duke bashkëjetuar edhe përkundër pëlqimit të prindërve të viktimës”, thuhet në raport.

>

Policia më tej thotë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që viktima pas intervistimit të dërgohet tek prindërit e saj.

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

>
>

Më shumë

Të fundit