E hënë, 25 Tetor, 2021

Vjosa Osmani ia merr edhe një zyrtar LDK-së në Prizren

Lexo

- Advertisement - >

Vjosa Osmani po vazhdon ta dobësojë ish-partinë e saj LDK-në në prag të zgjedhjeve të reja, pasi që u përjashtua nga ky subjekt.

Osmani e cila pritet që këtë muaj të zyrtarizojë emrin e partisë, pasi sloganin e ka prezantuar që është “Guxo”, ka nisur të forcohet me anëtarë ku kryesisht po ia merr LDK-së.

Haxhi Avdyli që do të jetë një nga njerëzit më kryesorë të Iniciativës së Osmanit ka deklaruar se anëtari i LDK-së që është njëherit kryeshef i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren i është bashkuar vizionit të Vjosës, shkruan Reporteri.net.

“Anëtari i kryesisë së degës së LDK për dy mandate, dhe kryetar i njërës nga nëndegët më të mëdha në Prizren, Dr Arsim Berisha, kryeshefi i QKMF-së në Prizren -GUXON të punoi për ndryshim bashkë #meVjosën”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit