E enjte, 28 Tetor, 2021

Mos ndani kurrë me të tjerët kufjet e veshit

Lexo

- Advertisement - >

Quajeni këtë si arsye për të mos ndarë kurrë me të tjerët kufje të veshit – ose ndonjë gjë tjetër që vendoset në veshët tuaj.

Një mjek në Vietnam tregoi se si gjeti me dhjetëra në dukje si kërpudha të imëta duke u rritur brenda veshëve të një pacienti, i cili ishte ankuar për kruajtje e dhimbje të veshëve. Arsyeja e mundshme? Pacienti pa emër kishte ndarë ‘pajisje për higjienë të veshit” me të tjerët.

Mjeku, i identifikuar si Dr. Cuong nga Hanoi, regjistroi pamjet e fenomenit në fjalë përmes një endoskopi. Ai tha se i hoqi kërpudhat dhe se pacienti do të shërohet brenda pak ditësh.

Sipas Healthline, gjendja e quajtur otomikozë, mund të shkaktohet nga notimi në zona tropikale.

Është më e zakonshme tek njerëzit me diabet ose disa gjendje të tjera. Sidoqoftë, siç zbuloi pacienti në Vietnam, bakteret dhe kërpudhat mund të përhapen duke ndarë gjëra që hyjnë brenda veshëve tuaj.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit