E hënë, 25 Tetor, 2021

Varianti i ri COVID, regjistrohen 4 rastet e para në Greqi

Lexo

- Advertisement - >

Autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë ngritur alarmin për zbulimin e llojit të ri të koronavirusit në vendin fqinj.

Mediat greke raportojnë se janë identifikuar 4 raste me koronavirusin e ri duke u bazuar në një inspektim nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Bioteknologjike të Akademisë së Athinës.

Lloji i ri i koronavirusit u zbulua në testet që iu bënë pasagjerëve të një avioni që mbërriti nga Britania.

Konkretisht, 6 pasagjerë rezultuan pozitiv dhe pas një prove molekulare u zbulua se 4 prej tyre ishin infektuar me mutacionin e virusit, dhe të gjithë ata tashmë do të karantinohen.

Varianti i ri u identifikua më 13 dhjetor në komunën e Kentit në Anglinë e jugut dhe analizat fillestare të shkencëtarëve qeveritarë çojnë përfundimin se ky virus “po përhapet më me shpejtësi se variantet ekzistuese”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit