E martë, 30 Nëntor, 2021

Harrohet” distanca fizike, Bekim Jashari vet i 27-i në një dhomë me miq

Lexo

>

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ishte sot mysafir në shtëpinë e familjes Nuredini në Skenderaj.

Ai aty shkoi si i ftuar special për festë të vitit të ri.

Por as Bekim Jashari, e as mysafirët me të cilët qëndroi nuk u kujdesën për masat anti-COVID-19.
Në Fotografinë e publikuar nga Jashari, shihet se si brenda një dhome janë 27 persona, pa asnjë pikë distancë dhe normalisht pa maska.“Një pritje e ngrohtë tek nipat, në familjen e madhe Nuredini, në Skenderaj. Biseda të frytshme e plane për të ardhmen e përbashkët që na pret.

>

Faleminderit për mikpritjen familja Nuredini!”, ka shkruar Jashari. /Lajmi.net/

>
>

Më shumë

Të fundit