E enjte, 28 Tetor, 2021

Deklarata e kujt e bëri nervoz Lladrovcin dhe cilin politikan e ka më mik?

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ishte dhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që padyshim çdo deklaratë që bëhet kundër UÇK-së thotë se e godet atë.

Duke theksuar se UÇK-ja është madhështore, Lladrovci deklaroi edhe se Bekim Hamëz Jashari, apo kryetari i Skënderajt, është miku i tij më i mirë.Madje Lladrovci tha se zemra dhe shpirti i kosovarëve është me të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

: Cila fytyrë publike ka arritur të iu bëjë më nervoz me ndonjë deklaratë të hapur dhe me cilin kryetar komune keni më së shumti bashkëpunim?

Ramiz Lladrovci: Deklaratat e politikanëve janë opinione të cilat nuk duhet gjykuar, përpos atëherë kur fyhet dinjiteti ynë nacional, shteti apo vlerat kombëtare, etnopsikologjike apo vlerat përtej bindjes personale.

Çdo deklaratë kundër UÇK-së më godet, sepse, është shpirti ynë shekullor i rezistencës dhe prirjes për liri. Mund të kemi gabime, por, UÇK-ja është madhështore. Shkëlqimi ynë shpirtëror e fizik, pas Skënderbeut në agjendat botërore dhe liria e arritur.

Të gjithë kryetarët e komunave në përgjithësi i kam miq, por, Bekim Hamëz Jashari për mua është më shumë se shok e mik e bashkëpunëtor.Lajmi.net: Qeveria Kurti apo Qeveria Hoti?Secila nga këto dy qeveritë i ka dobësitë e veta, sepse, të mirat, si opozitar, nuk priremi t’i shquajmë të parat.

Njëra me propagandë të fuqishme e tjetra me propagandë modeste, kanë dallime. Qeveria është dinjiteti i shtetit dhe qytetarëve të saj. Parashikimi im ishte Qeveria Kadri Veseli që do të duhej të ishte model i qeverisjes, avancimit të çështjeve dhe përshpejtim të proceseve madhore, jo vetëm procesi integrues euro-atlantik, por, edhe cilësia e vendimeve madhore si marrëveshja finale, asociacioni, zhvillimi ekonomik dhe përkrahja e kompanive dhe bujqësisë e shumë projekte tjera.

Për fat të keq, parashikimi im nuk doli i saktë.Ramiz Lladrovci: Disa prej miqve tuaj më të mirë gjenden në Hagë, cili është mesazhi juaj për këtë fundvit drejtuar atyre?Po, ne të gjithë që kemi qenë dhe jemi miq të ngushtë e të afërt të tyre e kemi përjetuar dhe përjetojmë shumë rëndë mungesën e tyre.

Jo vetëm ne, por edhe vendi ynë dhe kombi janë të goditur. Zemra dhe shpirti ynë është me ta, duke qenë fuqishëm të bindur në pafajësinë e tyre por edhe bindjen e fortë se do të lirohen nga shpifjet e kuzhinave të huaja dhe tendenca e njollosjes së luftës tonë të drejtë e të pastër.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit