E hënë, 25 Tetor, 2021

Shqipëria siguron vaksinën, Rama: Nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës, do t’ua japim disa doza

Lexo

- Advertisement - >

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media njoftoi se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë vaksina kundër koronavirusit.

Kjo u bë e mundur pas kontratës që shteti shqiptar ka nënshkruar me kompaninë Pfizer, e që Rama tha se ka ndodhur gjatë vizitës së tij në New York.

Ai njoftoi se rreth 10 mijë vaksina do të jepen në fund të këtij muaji, shkruan Reporteri.net.

“Ju njoftoj se kemi siguruar 500 mijë dozat e para nga Pfizer. Shopingu im në Nju Jork ka përfunduar me sukses. Kemi miratuar me akt normativ sipas marrëveshjes së dakordësuar zyrtarisht. 10 mijë e 750 dozat e para do të mbërrijnë në javën e tretë të janarit dhe tjerat me radhë muaj pas muaji. Kjo është nisja më e mirë e mundshme të këtij viti vendimtar të zmbrapsjes së këtij armiku të padukshëm. Do të vazhdojmë të përpiqemi nga të katër anët që plani i vaksinimit të realizohet sipas parashikimit” tha Rama.

Kryeministri Rama po ashtu njoftoi se një dozë të vaksinave, Shqipëria do ta shpërndajë edhe në Kosovë. Kjo sipas Ramës do të jetë një ndihmesë për shtetin e Kosovës, që tregon se shteti shqiptar nuk do t’ia kthej shpinën vendit tonë.

“E kemi kapërcyer hendekun që hapi mu në mes të Evropës, e papranueshme dhe e pamendueshme, vendimi i BE. Si njeri jam ndjerë i indinjuar dhe si evropian jam ndjerë i turpëruar, ndërsa si kryeministër jam ndjerë i motivuar, për të mos lejuar që shqiptarët të ndihen të përjashtuar nga mundësia për t’u mbrojtur bashkë me evropianët e tjerë. I hymë detit në këmbë dhe ia dolëm të cekim pak tokë pa asnjë ndihmë nga BE, por ndryshe nga BE, ne nuk do t’i kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në ankthin dhe pritjen e nisjes së vaksinimit. Padyshim që nuk ia zgjidhim dot hallin, por nuk do t’jua lëmë pa qarë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të spitalit të Prishtinës, në mënyrë që heronjtë e vijës së zjarrit atje të vaksinohen në të njëjtën kohë si heronjtë tanë të vijës së zjarrit. Pavarësisht se nuk e kemi të lehtë, ne shqiptarët s’duhet ta kemi mënyrë të jetuari, kthimin e shpinës”, u shpreh Rama.

Vaksinat pritet të arrijnë në javën e tretë të janari

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit