E martë, 19 Tetor, 2021

FSK i bashkohet Gardës Kombëtare Amerikane në misionin e parë ndërkombëtar paqeruajtës të saj

Lexo

- Advertisement - >

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë në misionin e parë paqeruajtës, jashtë vendit, si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontingjenti i FSK-së jashtë vendit do të jetë pjesë e misionit në ofrimin e mbështetjes për stabilitet rajonal dhe operacione paqeruajtëse në regjionin e Komandës Qendrore Amerikane – U.S. Central Command (USCENTCOM).

Krahas përkushtimit të vazhdueshëm për të avancuar aftësitë dhe kapacitetet operacionale, FSK po arrin sukseset e saj të mëdha edhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar duke fuqizuar në vazhdimësi subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.Besimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të përfshijë FSK-në në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, konfirmon edhe njëherë përkrahjen për Kosovën duke e konsideruar si një faktor të rëndësishëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e kudo në Botë.

Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët strategjik në orientimet e saj euro-atlantike.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit