E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Baton Haxhiu tregon se çfarë bisedon me Thaçin në telefon: Jep detaje edhe nga përditshmëria e tij në Hagë

Lexo

- Advertisement - >

Publicisti dhe gazetari Baton Haxhiu, ka treguar së fundi se ai po bisedon shpesh me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili gjendet i paraburgosur në Hagë si shkak i aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Baton Haxhiu ka qenë i ftuar ditë më parë në emisionin “Zone e Lirë”, ku edhe është pyetur se a ka kontakte me ish–presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se biseda që e bëjnë me të është shumë e shkurtër dhe vetëm pyesin njëri-tjetrin se si janë.

“Nuk ka asnjë mundësi të flasësh më shumë se si je?, çka po bën? Për arsye se telefonin që e ke brenda, që e sjell për të telefonuar dikë, je i incizuar”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Tutje ai ka rrëfyer edhe një detaj, duke thënë se Thaçi po lexon libra dhe se është mirë.

“Mirë është, po lexon libra, brenda e ka edhe një televizor”, ka thënë Haxhiu.

Më poshtë rrëfimi i tij i plotë rreth bisedave me ish-presidentin Thaçi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit