E enjte, 28 Tetor, 2021

Mustafa: Suksese Osmanit, rezultatet do të tregojnë se me kënd janë qytetarët e Kosovës

Lexo

- Advertisement - >

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar sot se pas mbledhjes që patën me kryesinë e partisë është vendosur që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për zgjedhjet e përgjithshme.

Mustafa tha se të gjithë janë pajtuar për kandidimin e Hotit dhe se nuk ka pasur ndonjë anëtarë të këshillit kundër.Ai tha se sonte do t’i drejtohet edhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, pasi procedura përfundon me vendimin e këtij këshilli dhe sa i përket kandidimit për kryeministër si dhe koalicioneve të mundshme.

Mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti tjetër politik, por vetëm me listën e LDK-së”, tha Mustafa.Ai madje shtoi se i uron suksese Vjosa Osmanit, duke shtuar se rezultatet në fund do të tregojnë se për kënd janë qytetarët e Kosovës.

“Asnjë nuk ka kundërshtuar kandidimin e Hotit, sot s’ka pasur propozime të tjera, por kam qenë i hapur edhe më herët kam biseduar me njerëz por s’ka pasur.Çdo njeri që deri dje ka qenë me LDK-në, ka qenë dhe i ka kontribuar partisë. Nëse mendojnë se s’kanë asgjë t’i japin më LDK-së dhe sugjerojnë t’i japin partive të tjera, është e drejtë e tyre të largohen dhe t’i bashkohen listës së Osmanit.

Në krahasim me atë që kam dëgjuar nga Osmani që do të ketë njerëz profesionistë nga këto largime shumë të pakta nga disa degë tona, nuk janë personalitete as që mund të japin asnjë vlerë të re listës së saj apo Kosovës.

Do të doja të kemi njerëz të zot, e të vlerësuar brenda LDK-së, pra njerëz të tillë nuk paraqesin asnjë humbje për LDK-në, edhe pse parapëlqej që asnjë njeri të mos largohet apo të kalojë në parti tjetër”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit