E martë, 19 Tetor, 2021

Olta Xhaçka e pason Gent Cakajn, emërohet Ministre e Jashtme

Lexo

- Advertisement - >

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar, përmes rrjeteve sociale, disa ndryshime të reja në kabinetin qeveritar.

Olta Xhaçka emërohet Ministre e Jashtme në vend të Gent Cakajt, ndërsa Ministrinë e Mbrojtjes do ta drejtojë Niko Peleshi.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE-së, si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”.

Më herët, Gent Cakaj i paraqiti dorëheqjen shefit të qeverisë shqiptare ku pasi renditi disa nga sukseset e arritura që lidhen me OSBE-në, BE-në, NATO-n dhe ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare.

Gjithashtu, Cakaj shton se nuk dëshiron që të jetë pjesë e angazhimeve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit./ A2 CNN

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit