E hënë, 25 Tetor, 2021

Kurtit i shuhen shpresat për 51% – juristi paralajmëron rezultat të ngushtë zgjedhor me LDK-në dhe PDK-në

Lexo

- Advertisement - >

Pas rrëzimit të qeverisë dhe paralajmërimit të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, partitë politike kanë filluar menjëherë përgatitjet e tyre.

Madje, Vetëvendosje është shprehur shumë optimiste se do të i fitojë më shumë se 50% të votave në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo deklaratë e VV-së u cilësua si një propagandë nga anëtarët e partive tjera, pasi kjo është një gjë që shumë vështirë mund të ndodh.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi radhitjen e subjekteve politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kelmendi tha se radhitja varet shumë nga kandidati për kryeministër nga partitë politike.

“Renditja e partive politike në zgjedhje sipas listës së KQZ-së bëhet me tërheqje të shortit. Kjo edhe nuk ka rëndësi kundruall përcaktimeve politike të partive dhe të kandidatëve që i paraqet subjekti. Në këtë drejtim nuk ka të dhëna të bollshme lidhur me strukturën e listave zgjedhore. Shumë varet nga kandidati i partisë për kryeministër të vendit”, deklaroi Kelmendi.

Ndërsa, duke u bazuar në zhvillimet momentale në vend, ai u shpreh se asnjë parti nuk do arrijë të marrë shumicën dhe të krijojë e vetme qeverinë. Prandaj, Kelmendi paralajmëroi koalicione para dhe pas zgjedhore.

“Natyrisht se subjektet politike mund të bëjnë koalicione parazgjedhore dhe kjo e krijon një gjendje krejtësisht të re me aktualitetin që e kemi tash. Nëse mbështetemi në aktualitet nuk del asnjë parti që mund të korri sukses që vetëm për vetëm, pa koalicion, të ndërtohet pushtetin.

Pavarësisht se kush pas zgjedhjeve do të del në vendin e parë, me siguri bëhen koalicione midis subjektive. Kjo për faktin se nuk do të arrij asnjë subjekt 51%”, theksoi Kelmendi.

Njohësi i çështjeve kushtetuese e sheh Vetëvendosjen parti fituese, ndonëse me një konkurrencë të fortë nga LDK dhe PDK. Kurse, AAK-në e sheh si parti të katërt në zgjedhjet e ardhshme.

“Tash dihen dy grupe të subjekteve që i takojnë qeverisë. Minoriteti serb dhe minoritetet tjera, si turqit, romë, ashkalinjtë etj. Nga forcat politike shqiptare pritet që VV të jetë e para. Por, do të ketë edhe këtu konkurrencë nga partitë tjera politike. LDK dhe PDK janë mjaftë të forta. Pas këtyre vjen subjekti politik i AAK-së”, theksoi Kelmendi.

Në fund, Kelmendi deklaroi se Vetëvendosje nuk do mund të i fitoj 40% e votave zgjedhore. Këtë deklaratë e mbështeti në gjendjen aktuale në vend dhe jo tek vullneti i subjekteve politike.

“Mendohet se radhitja do të jetë si në zgjedhjet e fundit të vitit 2019, këtu nuk ka pësuar ndryshime të forta gjendja. Kur përmendi këtë radhitja nuk mbështetem tek vullneti i subjekteve politike, por te gjendja që është në vend. E radhitja e subjekteve nuk do të dalloj shumë nga njëri-tjetri subjekt. Ndërsa, asnjë parti nuk mendoj se do të arrijë në 40%. Megjithatë mbetet të shihen gjërat në zgjedhjet që po vijnë”, përfundoi Kelmendi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit