E enjte, 28 Tetor, 2021

Trump e ka nënshkruar mbrëmë Pakon Ekonomike, por e ka vënë një kusht

Lexo

- Advertisement - >

Donald Trumpi e ka nënshkruar mbrëmë më në fund marrëveshjen e Senatit për Paketën ekonomike në Amerikë.

Presidenti ka thënë se po nënshkruan marrëveshjen 900 miliardë dollarëshe me një kusht.

“Po e nënshkruaj marrëveshjen me kusht që Kongresi të hetojë mashtrimet në zgjedhje”, ka thënë Trumpi pasi ka hedhur nënshkrimin në këtë marrëveshje.

Në këtë Paketë ekonomike, secili qytetar amerikan do të përfitojë nga 600 dollarë si pjesë e ndihmës për krizën e shkaktuar nga Covidi-19.

Të gjithë qytetarët e papunë, do të marrin nga 300 dollarë në javë.

Po ashtu, Paketa ekonomike do të ndihmojë edhe bizneset në forma të ndryshme./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit