E martë, 19 Tetor, 2021

Haziri: S’kemi komoditet si partitë tjera për emër të presidentit e kryeministrit

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në Debat Plus ka komentuar aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit, Etem Arifi.

Derisa, ai thotë se ende në LDK s’ka emra të përveçëm për president dhe kryeministër.

“S’është prit me qenë në këtë format Gjykata Kushtetuese, por vendimet i kemi pranu gjithmonë, sinqerisht secili prej neve i ka prit ndoshta jo janari, por e kemi dit për shkak të procesit të zgjedhjes së presidentit.

Një garë e vështirë, e jashtëzakonshme politike, kundër një gjendje e rëndë, por roli i LDK-së, do të vlerësohet.

Ne s’kemi ardhë deri te emrat e përveçëm për emrin e presidentit. Ne duhet ta bëjmë vlerësimin e qeverisë dhe kryeministrit, pasi që s’e kemi komoditetin për emra, sepse na duhet vlerësimin e brendshëm që po ndodhë.

Avdullah Hoti ka paraqit një pasqyrë të punës së Qeverisë në dy faza. Kjo s’e përjashton z/Hotin, përkundrazi i jep përparsi, ne dëshirojmë t’i ruajmë arsyet se pse e kemi kandidu atë kryeministër”, ka thënë Haziri.

Ai tutje shton se njerëzit e besojnë a nuk besojnë sot në këtë politikë, është plagë kjo për LDK-në.

“A ka LDK që e mbanë unifikimin edhe pas rezultatit zgjedhor.

LDK mbetet partia kryesore, beteja në Podujevë ka mu zhvillu tash, por edhe në Podujevë është bërë luftë LDK-LDK, pasi që Shpejtim Bulliqi ka qenë veprimtar i LDK-së.

LDK po mundohet ta evitojë këtë dukuri që nga viti 2007”, ka thënë tutje ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit