E hënë, 25 Tetor, 2021

Avdyli thotë se Kurti dhe Osmani mund të merren vesh për koalicion parazgjedhor

Lexo

- Advertisement - >

Haxhi Avdyli thotë se simpatizantë të LDK’së dhe të tjerë po e përkrahin iniciativën e Vjosa Osmanit. Kështu, ai mendon se në zgjedhjet e ardhshme do të mbështeten nga qytetarët.

Ai ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.

“Gjasat e mëdha janë për një koalicion parazgjedhor’, tha Avdyli në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Ka vullnet të mirë nga z. Kurti por edhe nga Vjosa Osmani. Ky vullnet ka ekzistuar që nga tetori i vitit të kaluar’, shtoi ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit