E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kosovarët shpresojnë të fitojnë ulëse në OKB gjatë administratës së presidentit të ri të zgjedhur Biden

Lexo

- Advertisement - >

Sikurse shumica e kosovarëve, shitësi i bagëtive Xhelal Terstena shpreson që presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, do ta ndihmojë vendin e vogël të Ballkanit që të anëtarësohet në organizatën e Kombeve të Bashkuara, shkruan Reutersi.

Bideni është shumë i respektuar në Kosovë për rolin e tij aktiv gjatë bombardimeve të NATO-s mbi caqet e Serbisë gjatë vitit 1999, që kishin për qëllim ndaljen e vrasjeve dhe dëbimin e shqiptarëve.

Por pavarësisht që Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, Beogradi vazhdon të refuzojë ta njohë atë si shtet të pavarur, transmeton Telegrafi.

“Për shqiptarët në rend të parë vjen Zoti, më pas Amerika”, thotë Terstena i cili shet bagëti rreth 35 kilometra në juglindje të vendit që ka marrë emrin e të birit të Biden, Beau.

E qëndrime të ngjashme me të Terstenës mund të dëgjohen në mbarë vendin, ku Washingtoni mbetet përkrahësi më i madh financiar dhe politik.

Shumë shpresojnë që administrata e Bidenit, që sipas të gjitha gjasave do të ketë një afërsi më të madhe midis Washingtonit dhe aleatëve të NATO-s, në mënyrë aktive do të ndihmojë Kosovën të sigurojë vende në Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, disa analistë paralajmërojnë se pritjet mund të jenë paksa shumë të mëdha, pasi që aleatët tradicionalë të Serbisë siç janë: Rusia dhe Kina po bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

“Gjithçka varet se sa kapital politik do të investojë SHBA-ja në përkrahjen e Kosovës”, ka thënë analisti politik, Agon Maliqi.

Bideni për herë të fundit kishte vizituar Kosovën në vitin 2016, ku asokohe ushtronte funksionin e zëvendëspresidentit amerikan, duke marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore të birit Beau, që kishte punuar në Kosovë gjatë vitit 1998-1999.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit