E martë, 30 Nëntor, 2021

Tahiri: Enver Hoxhaj ose Bedri Hamza kandidat për kryeministër

Lexo

>

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është çështje orësh se kur PDK-ja do të publikojë emrin e bartësit të listës së partisë së tij, teksa ka thënë se emrat kryesorë janë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, dhe Bedri Hamza, kryetar i këtij grupi parlamentar.

Tahiri këto deklarata i ka dhënë në ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se PDK qëndron më mirë sesa në zgjedhjet e kaluara për kah votat.

“PDK është në një pozicion shumë më të volitshëm sesa në zgjedhjet e 6 tetorit. Çështje orësh është se opinioni publik do e marrë lajmin se kush do kandidojë për PDK.

>

Unë mendoj që padyshim do të jetë njëri prej tyre (Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj)”, deklaroi ai.

Tutje, ai ka arsyetuar edhe pretendimin e tij për degradim të skenës politike, teksa fajin ia hedhë LVV’së dhe LDK’së.“Ajo çka na bon me besu në radhë të parë është degradimi i madh që iu është bërë skena politike.

Faktorët kryesor të këtij degradimi janë LDK dhe VV. Nuk ka ndodhë najherë në historinë tonë parlamentare që të mos kalojnë ligje e marrëveshje ndërkombëtare.

>

Si deputet më vjen marre me marrë pjesë në këto seanca”, deklaroi deputeti i PDK’së.

Më shumë

Të fundit