E hënë, 25 Tetor, 2021

Kollçaku: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë

Lexo

- Advertisement - >

Ka nisur takimi i liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe U.D së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo e fundit e ka pritur të parin Kurtin në presidencë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

E entuziasmuar, pa e zgjatur shumë, foli nënkryetarja e VV-së, Fatmire Kollçaku.

Ajo tha se VV ka disponim të mirë.

“Presim më të mirën, ka aq shumë disponim në Vetëvendosje, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”.

Kujtojmë që pas takimit me Kurtin, Osmani do t’i pres edhe përfaqësuesit e partive të tjera politike./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit