E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Haradinaj: Familja Jashari e ka votën time për cilindo post politik, tërhiqem edhe prej presidentit

Lexo

- Advertisement - >

Ai ka thënë se në rast se dikush nga familja Jashari kandidon për postin e presidentit, ai do të tërhiqet.

“Unë së pari lëviz nga vendi sa herë që përmendet familja Jashari dhe kushdo prej familjes së tyre e ka votën time për cilindo post politik.

Nëse është puna tek unë, në momentin që dikush nga familja Jashari dëshiron të kandidojë, unë dhe AAK-ja tërhiqemi dhe e mbështesim familjen Jashari”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Ai ka thënë se familja Jashari për të është familje e respektuar dhe do ta ketë mbështetjen e tij dhe partisë së tij edhe nëse vetë AAK-ja është në opozitë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit