E enjte, 28 Tetor, 2021

E turpshme: Pasi Arban Xharra dënoi sulmin ndaj gazetarit Syla, një person thërret për sulm ndaj saj

Lexo

- Advertisement - >

Një person ka bërë thirrje për sulm ndaj gazetares Arbana Xharra, pasi kjo e fundit dënoi sulmin ndaj gazetarit Valon Syla në Facebook, shkruan Gazeta Metro.

Gazetarja Arbana Xharra, me anë të një postimi në Facebook ka dënuar ashpër sulmin ndaj kolegut, Valon Syla.

Mirëpo dikujt duket se nuk i ka pëlqyer fjalët që ajo ka shkruar në mbrojtje të Sylës.

Një person në rrjetet sociale ka bërë thirrje që të sulmohet edhe gazetarja Xharra.

Me anë të një komenti në një grup në Facebook, një person shkruan “A ka bre edhe azgan për këtë lopën”, janë fjalët që ka shkruar personi në fjalë si dhe ka publikuar me fotografi shkrimin e Arbana Xharrës.

Kujtojmë që sot gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Prishtinës, me arsyen që ai më mos të flasë çka mendon dhe çka dëshiron. //gazetametro.net

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit