E martë, 30 Nëntor, 2021

Ky është Riad Sopjani, i dyshuar për kryerjen e disa grabitjeve/ Policia kërkon ndihmen tuaj për kapjen e tij

Lexo

>

Policia e Kosovës është në kërkim të një 19 vjeçari, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve.

Riad Sopjani është shpalë në kërkim nga ana e policisë, andaj inkurajohen të gjithë ata që kanë informacionet lidhur me vendodhjen e tij, të kontribuojnë në kapjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

>

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

· Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet

>

me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Më shumë

Të fundit