E martë, 19 Tetor, 2021

Pasi e sulmoi Bekim Jashari, reagon djali i Sami Lushtakut

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka për problemet që ka pasur me ish-kryetarin e Skënderajt dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtakun.

Në emisionin Debat Plus, Jashari thënë se Sami Lushtaku vetëm të mira ka parë nga familja Jashari .

“Ne e kemi përkrahur atë për t’u bërë komandant i zonës edhe pse ai ishte në ekzil për katër vjet. Atij nuk i takonte ajo pozitë”, tha ndër të tjera Bekim Jashari.

E menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar djali i Lushtakut, Mërgimi, i cili është edhe deputet nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushtaku ka postuar një fotografi me citatin e babait të tij, Samiut.

“Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Lushtaku duke cituar babanë e tij.

Djali i Hamëz Jasharit po ashtu ka thënë ka pasur debate mes Sami Lushtakut dhe Nuredin Lushtakut për të kandiduar për kryetar të Skenderajt.

Postim i plotë i Lushtakut:

https://www.facebook.com/349035601844296/posts/3605032066244617/

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit