E martë, 19 Tetor, 2021

Selmanaj për Vettingun: Po u vjen fundi dembelëve e të korruptuarave, vizat do të hiqen

Lexo

- Advertisement - >

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bashkë me ministrin e Drejtësisë, kanë prezantuar raportin e grupit punues për procesin e vettingut. Selmanaj tha se janë munduar që si Qeveri të përshtatin një modalitet të duhur.

“Po kurorëzojmë një punë të shkëlqyer që ka bë grupi punues. Ky dokument ka pas të përfshirë një numër të madh të sistemit të drejtësisë dhe tash e kemi një dokument shumë përmbajtjesor”.

“Ne si Qeveri jemi munduar shumë dhe tashti na mbetet që të vendosim për një nga modalitetet që janë të përshtatshme për Kosovën”.

Ai po ashtu tha se me këtë proces po u vjen fundi dembelëve dhe të korruptuarve në sistemin e drejtësisë. Madje ai tha se edhe liberalizimi i vizave do të ndodhë pas këtij procesi.

“Po u vjen fundi dembelëve brenda sistemit të drejtësisë, të korruptuarve që deri tashti kanë pasur qasje të papërgjegjshme”.

“Organet e drejtësisë deri tashti nuk kanë arritur që të bindin popullin. Dhe ne besojmë që do të kemi vlerësim pozitiv nga mekanizmat ndërkombëtarë dhe vizat do të hiqen shumë shpejt”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit