E enjte, 28 Tetor, 2021

Jashari: Ky është qëllimi i Kurtit që e ka ndaj Osmanit – Ja sa për qind të votave do t’i marrin së bashku

Lexo

- Advertisement - >

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht mbi deklaratën e u.d.-së Presidentit Vjosa Osmani, se janë në bisedime me Albin Kurtin për të lidhur një koalicion parazgjedhor.Jashari thekson se një koalicon i tillë është tentim për të shpëtuar Osmanin nga mos-kalimi i pragut.Ai tutje shton se Kurti do të shfrytëzojë votën e pakënaqur të LDK-së, për të rritur numrin e përgjithshëm të votave.

“Koalicioni Kurti -Osmani është tentim për të shpëtuar, Vjosa Osmanin nga huqja e madhe, mos kalimi pragut. z.Kurti do ta shfrytëzoj votën e pakënaqur me LDK-në, që eventualisht shkon pas Vjosa Osmanit për të rritur numrin e përgjithshëm të votave, që do ti mundësonte atij të dal i pari në zgjedhje dhe ti ofrohet numrave që i mundësojnë që vetëm me minoritete ta bëjë qeverinë e ardhëshme”Jashari parashikon se ky koalion nuk mund të arrrijë një fitore në mbi 50% të votave.Ai këtë bashkëpunim të tyre më shumë po e sheh si shpëtim politik për vetë Vjosa Osmanin.

“Koalicioni Kurti – Osmani nuk i mundëson arritjen e fitorës së VV në masën 50% të votave pasi znj.Osmani votat në zgjedhjet e fundit i ka marr me LDK-në, si subject dhe jo të gjithë nga elektorati I LDK-së, e duartrokasin tani Vjosa Osmanin e cila betejën kryesore e ka shkatrrimin e LDK-së. Gjithashtu secili që hynë në listen e znj. Osmani e din që vetëm znj Osmani do të marr vota për tu bërë deputet e asnjë tjetër. Kjo garë e znj Osmani është garë individuale për plotësimin e egove të veta dhe jo një ofertë ndryshe për qytetarin. Ajo po kërkon streh politike tek z. Kurti për të shpëtuar politikisht perndryshe do të dilte vetem me listen e saj”, ka thënë Jashari.

Shemsi Jashari, analist
U.d. e presidentit Vjosa Osmani, doli kundër LDK-së, kur këta të fundit prishën koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.Pas këtij veprimi Osmani, me votim të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, u largua nga të gjitha funskionet që mbante në parti.Osmani kohët e fundit ka patur një përplasje të fortë verbale me ish-kryetarin e partisë së saj, Isa Mustafën.Një bashkëpunim Osmani-Kurti, e ka paralajmëruar edhe vetë kryetari i VV-së, Albin Kurti./Gazeta Blic/

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit