E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Cakaj: Engel meriton mirënjohje të pafundme për angazhimin në pavarësinë e Kosovës

Lexo

- Advertisement - >

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka vlerësuar lart përkushtimin dhe angazhimin e tri dekadave për pavarësinë e Kosovës, të kongresmenit Eliot Engel, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Engeli bëri thirrje që Serbia ta njohë Republikën e Kosovës, njëkohësisht shprehu absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Postimi:

Fjala e kongresmenit Engel në dëgjesën e tij të fundit mbi Ballkanin, meriton një vlerësim të veçantë.

Kongresmeni Engel shpreh fare qartë, jo vetëm thirrjen që Serbia të pajtohet me realitetin e ri në Ballkan, duke njohur Republikën e Kosovës, por edhe absurditetin e plotë të pengimit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Për më shumë, derisa ai është i qartë në rëndësinë e vënies së drejtësisë për këdo që ka kryer krime, ai po ashtu thekson se Serbia pothuajse s’ka bërë asgjë në ndëshkimin e krimeve të luftës, duke përmendur veçanërisht rastin e vëllezërve Bytyçi.

Kongresmeni Engel ka qenë një prej zërave më të vyer, mbështetësve më të mëdhenj dhe personave më të angazhuar për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për tre dekada radhazi.

Për këtë, ai meriton falënderime të pamata e mirënjohje të pafundme.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit