E mërkurë, 20 Tetor, 2021

https://kosovaunike.info/2020/12/09/komuna-e-drenasit-dhe-jetimat-e-ballkanit-do-te-ndertojne-24-shtepi-ne-drenas/

Lexo

- Advertisement - >

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe shterohen rrugët institucionale, janë të gatshëm për zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se nëse Lëvizja Vetëvendosje i sjell në Kuvend votat për rrëzimin e Qeverisë, atëherë PDK-ja do ta votojë këtë mocion.

“Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK-ja është gati”, ka shkruar Bytyçi në rrjetin e tij social Facebook.

Bytyçi ka theksuar se kur VV-ja t’i sjellë 40 nënshkrime në seancë për mocionin e votëbesimit, atëherë PDK-ja do ta votojë rrëzimin Qeverisë duke ofruar 24 vota.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit