E enjte, 28 Tetor, 2021

Raporti i Parlamentit Evropian për rrëzimin e Qeverisë Kurti, reagon Haki Abazi: Kushtetuesja duhet ta lexojë seriozisht

Lexo

- Advertisement - >

Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se edhe Parlamenti Evropian, sipas tij, konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrejshme është goditur demokracia dhe rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Gënjeshtrat e kombinuara e të prodhuara brenda sistemit që ka kapur shtetin dhe ka krijuar sistem kelptokratik, të korruptuar dhe krimit, në bashkëveprim me mediat rozë dhe quazianalist qe dalin të janë avokat e që paguhen nga fondet e vjedhura e të përvetësuara në mënyrë joligjore kanë shembur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe kanë rrezikuar edhe integritetin dhe sovranitetin e vendit”, ka shkruar pos tjerash Abazi.

Postimi i tij:

Edhe Parlamenti Evropian konfirmon atë që ishte e qartë që me gënjeshtra dhe lajme të rrjeshme është goditur demokracia dhe rezultati i zgjedhjeve të 6 Tetorit. Gënjeshtrat e kombinuara e të prodhuara mbrenda sistemit që ka kapur shtetin dhe ka krijuar sistem kelptokratik, të korruptuar dhe krimina, në bashkëveprim me mediat rozë dhe quazianalist qe dalin të janë avokat e që paguhen nga fondet e vjedhura e të përvetsuara në mënyrë joligjore kanë shembur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe kanë rrezikuar edhe integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Gjykata kushtetuese duhet ta lexojë seriozisht raportin e Parlamentit Evropian nëse ende nuk është bindur me faktet e prezantuara se si është atakuar kushtetuta dhe vullneti i sovranit i garantuar me kushtetutë të Republikës.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit