Categories: Lajme

​Hisen Berisha: Është koha e fundit të shpëtohet FSK

Deputeti i PDK-së Hisen Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku pas dorëheqjes së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, presidentja Vlora Osmani për komandant të ri të FSK-së emëroi nipin e komandantit legjendar Adem Jashari, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Berisha thotë se deri sot jo stabiliteti i qeverive të Kosovës nuk është reflektuar në ndryshimin e kreut ushtarak.

Sipas tij, ndërrimi i komandantit shpreson që ta çojë përpara zhvillimin dhe përparimin e FSK, por nëse këto ndryshime ndalin ose ndryshojnë karakterin e FSK-së, atëherë ka frikë se një situatë e krizës së thellë do ta presë Kosovën.

Për më tepër, Berisha thotë se kalimi i FSK nga ushtri profesionale në ushtri popullore është përgjegjësi që mund ta rrënojë personalitetin politik të Vjosa Osmanit dhe të minojë projektin për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Ai ndërkaq i uron mirëseardhje kreut të ri të FSK-së, ndërsa një falënderim të veçantë ka edhe për komandantin e deritanishëm Rrahman Rama për shërbimin dhe punën me përkushtim në krye të armës së ushtrisë së Kosovës.

“Është koha e fundit të shpëtohet Forca nga pengesat për ngritje në nivelin e standardeve të shërbimit, të cilat nuk mund të ulen në nivelin tonë, por duhet ne të ngrihemi në nivelin e kërkuar, si dhe sfidimi nga avancimi teknologjik si në ushtritë moderne dhe NATO, çfarë synojmë të jemi dhe ne.

Pres nga niveli i ministrit dhe i ish-komandantit të sqarohet si proces normal puna me rrotacion që ndodhë në Forca, që kjo të mos vë dritëhije hamendjesh mbi imazhin e forcës si komponentë kyçe e zbatimit të Strategjisë së Mbrojtjes dhe ndërtimit të sistemit të mbrojtjes,” u shpreh Berisha.

admin

Recent Posts

Çun Lajçi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë…

4 orë ago

Kush i tjetërsoi 68 fabrika të Kosovës dhe e “shiti” Kosovën?

NGA: AKADEMIK PROF DR HAKIF BAJRAMI E di se A. Vuçiq shumë ashpër do të…

8 orë ago

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë…

12 orë ago

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike

Kurti shpërblen donatorin e partisë, e emëron kryesues në ndërmarrjen publike Kryeministri i Kosovës e…

13 orë ago

Escobar tregon se a ka plane për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Zëvendësndihmës sekretari i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar ka komentuar edhe spekulimet e herë…

14 orë ago

Berisha – Kurtit: Trego patriotizmin në paqe, në Iuftë është dashur të vije atje tek unë në Koshare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti të…

14 orë ago